visQeZ

visQeZ
 
PortaliForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjinia e Emrave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
visar
Admin
avatar

Numri i postimeve : 158
Join date : 23/12/2010
Age : 22
Location : visar raqi

MesazhTitulli: Gjinia e Emrave   Sat Jan 15, 2011 8:47 pm

1- Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet morfologjikisht nga mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit:
Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose -u: plep-i, mendim-i, vëlla-i, burr-i (burrë), gjum-i (gjumë),
zog-u, dhè-u etj.;

Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja (këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e përgjithshëm).

Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga seksi i personit përkatës, p.sh. Lekë-Leka, Dedë-Deda, Kolë-Kola, Koço-Koçoja janë emra mashkullorë, megjithëse shkojnë sipas lakimit të emrave femërorë, nga ana tjetër, emra si Nermin-i, Antigoni etj., janë emra femërorë, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave mashkullorë.
Po kështu disa emra si axhë-axha, dajë-daja, gegë-gega, toskë-toska, që shënojnë frymorë të seksit mashkullor, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë, i përkasin gjinisë mashkullore, janë emra mashkullorë të lakimit të tretë).

Gjinia gramatikore e emrave të mësipërm, të përveçëm e të përgjithshëm, shprehet sintaktikisht:
Fjalët përcaktuese edhe fjalët e tjera që përshtaten me këta emra, vihen në trajtën e gjinisë mashkullore p.sh.: Leka i Madh; Kola është punëtor i dalluar; Nermini është punëtore e dalluar; axha im; daja i vogël etj.

2- Ka një numër emrash, të cilët dikur përdoreshin në tërë gjuhën si asnjëanës dhe e formonin trajtën e shquar të emërores me mbaresën -t, p.sh,: drithë-t, gjalpë-t etj. Kjo formë dëgjohet ende sot nëpër dialektet e në të folurit të brezit të vjetër. Në gjuhën letrare të sotme këta emra përdoren si mashkullorë, d.m.th. e formojnë trajtën e shquar të emërores së njëjësit me mbaresën -j dhe formojnë trajtën e shquar të emërores me mbaresën -in.
Emrat në fjalë janë:
ballë - balli - ballin
brumë - brumi - brumin
djathë - djathi - djathin
drithë - drithi - drithin
dyllë - dylli - dyllin
dhallë - dhalli - dhallin
dhjamë - dhjami - dhjamin
grurë - gruri - grurin
gjalpë - gjalpi - gjalpin
lesh - leshi - leshin
miell - mielli - miellin
mish - mishi - mishin
mjaltë - mjalti - mjaltin
ujë - uji - ujin
vaj - vaji - vajin

trajtat asnjëanëse të këtyre emrave mund të përdoren në vepra letrare për të individualizuar ndonjë personazh me anë të gjuhës ose për të karakterizuar gjuhën e një epoke të kaluar. Ato mund të përdoren gjithashtu edhe në shprehje frazeologjike, p.sh.: m'u ngjeth mishtë, ose kur kanë marrë një kuptim të veçantë, p.sh.: ujët (në kuptimin "ujët e hollë„ ), dhjamët (në mjeksi, p.sh.: operoi dhjamët).

Emri krye, kur përdoret me kuptimin "kokë", në rasën emërore ose kallzore, është kurdoherë asnjëanës dhe formon trajtën e shquar me mbaresën -t, p.sh.: më dhemb kryet, ndërsa, kur përdoret me kuptimin "kryetar, i parë„ ose "kapitull" (libri) është kurdoherë mashkullor dhe e formon trajtën e shquar me mbaresën -u, p.sh.: kreu i vendit, kreu i tretë etj.

3- Një numër emrash, të cilët janë përdorur më parë edhe si mashkullorë, edhe si femërorë ose përdoren ende keshtu nëpër të folme të ndryshme, kanë kaluar sot përfundimisht në gjininë mashkullore, p.sh.:
borxh-i, djep-i, kryq-i, ligj-i, lot-i, nder-i (për këtë arsye duhet thënë faleminderit, falemnderit dhe jo faleminderës, falemnderës), pyll-i, qiell-i, shëndet-i, turp-i etj.;
Po kështu edhe: problem-i, program-i, komunizm-i, marksizm-i, organizm-i, reumatizm-i, sarkazm-i, etj.

Trajtat femërore të tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera, problema, komunizma, reumatizma, sarkazma etj, kanë dalë jashtë normës së sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Emri "furrë" është i gjinisë femërore: furra (dhe jo furr
i).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://visar.forumsr.com
 
Gjinia e Emrave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
visQeZ :: Bota Shqiptare :: Gjuha Shqipe-
Kërce tek: