visQeZ

visQeZ
 
PortaliForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Faik Konica

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
visar
Admin
avatar

Numri i postimeve : 158
Join date : 23/12/2010
Age : 22
Location : visar raqi

MesazhTitulli: Faik Konica   Sat Jan 15, 2011 8:56 pm

Faik Konica

Faik Konica është një ndër shqiptarët më të dalluar. Lindi në 15 Mars 1875 në Konicë (qytet shqiptar që sot i përket Greqisë). Studimet i filloi në një kolegj jezuit në Shkodër, dhe i vijoi në Stamboll dhe në Francë. I mençur dhe gjuhëbrisk, kur ishte ende në Europë, Konica çeli revistën Albania, që u botua për 12 vjet rresht. Më pas ai u vendos në Amerikë dhe u bë një nga udhëheqësit e shqiptarëve të Amerikës. Në Amerikë Konica drejtoi gazetën "Dielli" dhe federatën "Vatra". Qeveria e mbretit Zog e bëri Konicën ambasador të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.

Për fat të keq, emri i Konicës pak fare është përmendur në librat e botuar gjatë komunizmit.

Më poshtë është një listë me disa shkrime të Konicës.


Abetari shqip

Abetari shqip - shtet i tanishem i çeshtjes [gjendje e tanishme e çeshtjes]

Ne pak fjalë, - me qellim por pa shprese qe t`u mbushim koken hamajve, zaptieve, te shtremberve e t`egerve, - duam te shkoqitim çeshtjen e abetares gjer me sot. I pari liber ne gjuhen tone dolli ne 1635, d.m.th. 256 vjet me perpara, ne Rome, prej Frengut te Bardhe (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori me vone do zbulonte duke germuar ne arkivat e bibliotekes kombetare te Frances, vepren e Pjeter Budit "Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e te rrefyemit" te shkruar, me te njetin alfabet, ne vitin 1621, pra 14 vjet me pare]. Ky liber perdori një alfabet, i cili ka te ngjare se perdorej edhe me pare, se, po ta kish bërë Frengu i Bardhe, do ta kish thene ne parethenie te librit te tij; pra duke heshtur, na rrefeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me ate alfabet duallen gjer me sot shumë libra, me te shumtet permbi fe, një fjalor shqip e italisht disa mijera shtyllash, e me ate meson gjithë pjesa e Gegerise katolike. Te metat e atij alfabeti jane kryesisht dy: 1) Ka disa germa te vecanta qe nuk gjenden ne shtypshkronjat; 2) S`është i mjaftueshem për toskerishten.

Qe te mos e ngarkoj teper artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Ne ate mot, Sulltani, për te ndezur ne Shqiperi një zjarr kunder sllavizmit, cpoi disa "Meemure" shqiptare te mblidhen qe te bejne një alfabet shqip. Keta, me leje te qeverise (turke), u mbluadhne. Ne mes tyre, hyri si thone e si do te mund te provojme një dite - një anetar i Moskovit, i cpuar me udhe nga patriarku grek. Kjo mbledhje kishte për detyre: 1) O te merrte alfabetin e Frengut te Bardhe, si 300 e sa vjetesh me te vjeter; 2) O te bente një te ri, duke treguar te metat e alfabetit te vjeter; 3) O te mos i perseritte ato mangesi.

Mjerisht, mbledhja turko-moskove: 1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit. 2) Nuk tha pse s`e mori. 3) I perseriti te keqiat e alfabetit te Bardhit. 4) Shtoi shumë gabime te reja.

Qe te marrin vesh atdhetaret e kulluar se c`është ai alfabet i Stambollit, le te vene re keto: Alfabeti i Stambollit ka 36 germa. Nder keto jane: 1) shtate shkronja cirilike (sllave). 2) Pese shkronja greke. 3) një shkronje cirilike (sllave) koke-tatepjete. 4) një shkronje latine e vertitur. 5) Dy shkronja latine koke-tatepjete. 6) një shkronje latine e tredhur. Te tjerat jane latine. Lexuesi qe ka pake mendje, i sheh vete ndyresine e ketij alfabeti: 1) I bërë me spica te Moskovit, na ve ne rend te popujve sllave. 2) I perzier me shtate menyra shkronjash, është i ndyre ne te pare, e i jep gjuhes një hije te eger. 3) Nuk mund te botosh libra asgjekundi ne Evrope, vec po te blesh shkronjat perkatese dhe te paguash shumë me shtrenjte. Kur desha te filloj një te perkohshme shqipe gjashte vjet me pare, desherova pike-se-pari te perdor o alfabetin e vjeter te Shkodres, o alfabetin e Stambollit - te cilat do t`i rrefej ndoshta një dite gjate e gjere, e atehere le te gjykojne shqiptaret c`jane ata njerez e c`jam une - nuk me tunden fare.

Me 1899, disa atdhetare te flakte te Shkodres u mblodhne, për te themeluar një shoqeri te madhe për levrimin e gjuhes shqipe. Keta shqiptare krijuan një alfabet, te cilin, edhe pse qe i aresyeshem edhe nga deshira e bashkimit, e muarem edhe ne dhe po e perdorim qe prej dy vjetesh tek revista "Albania"... Alfabeti i "Bashkimit" jo vetem shtypet lehtazi kudo, po është edhe i aresyeshem ne shumë ane. Keto edhe njeqind te tjera tregojne se me alfabet te "Bashkimit" mbahet mirë rrenja e fjaleve.

Tani cilat jane kundershtimet e meemureve kunder ketij alfabeti. Jane pese: 1) "Alfabeti i Stambollit është me i vjeter" -"Bashkt-ustuna, efendem!" Por alfabeti i Bardhit është 300 vjet me i vjeter. Pse nuk e mbajtet? Pra, edhe ju vete rrefyet se vjetersia nuk është argument i mjaftueshem për te mbajtur një gje te lige. 2) "Alfabeti i Stambollit është me i perhapur". -Ato genjeshtra t`ia shisni një tjateri, por jo mua. A e mirrni vesh? Nder 100, 90 nder shqiptaret e jashtem e perdorin kete alfabet qe perdorim ne, a me disa ndryshime. Ate te meemureve e perdorin 7 a 8 meemure, e nja 10 zaptienj kembe-qelbur te Toskerise. Po, si thote frengu, "qui n`entend qu`une cloche n`entend qu`un son". "Kush degjon vetem një kembane, degjon vetem një ze". E ju, duke folur gjithnje me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, "u-hazdis" e kujtoni se kini me vete gjithë Shqiperine. 3) "Shkronjat e "Bashkimit" jane te shumta e nuk i meson dot populli". -Pergjigje: Alfabeti i "Bashkimit" ka 23 ose 24 shenja, kurse juaji ka 36, d.m.th. 12 me teper. 4) "Populli s`merr vesh se si dy shenja bejne një tingull. I duket me lehte një shenje për çdo ze". -Pergjigje: "Evet efendem, vallah bil`lah! Jini te mesuar me "xhin-cim-sin-shun", o mor te zinj, e jo populli po juve vete ju duket e veshtire te mblidhni dy shkronja për te treguar një tingull. Se arabishtja e turqishtja qe ju kane hyre ne palce e ne gjak, për çdo tingull kane një shenje. Fshataraku i Gjermanise pse meson, p.sh. kater shkronja -tsch- për te treguar tingullin ç? Fshataraku i Shqiperise pse te mos mesoje dy shkronja? Fshataret e Shqiperise kane mend, po Bashstenete s`mesoni dot ndoshta. 5) Me ne fund Meemuret na pyetne shumë here: Pse "Albania" edhe "Bashkimi" nuk u muarne vesh ta kene alfabetin një e te perbashket? -Me te vertet, ne nja dy a tre shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish punë. Fundi alfabeti një është. Rumania ka një Akademi, e, megjithate, bota është ndarë ne dy pjese për një ndryshim te dy a tri shkronjave. Me vone edhe ku ndryshim do te pushoje. Alfabeti i "Bashkimit", për lirine qe i dha shqipes te shtypet apo te botohet kudo, për hijen europiane qe i dha shkrimit te gjuhes sone, për sherbime te tjera qe ka për te bërë ne sy te botes, meriton me te vertet emrin ALFABETI KOMBETAR I QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve, i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e te ndyre qe ka, me pengese e botimit qe u sjell librave shqipe, s`meriton tjater emer pervec ALFABETI I EGER I HARBUTEVE. U be nevoje t`u thyejme hunden një here harbuteve. Ne kane për te thene gje, te re, do t'u pergjigjemi. Po, ne zencin te kendojne për te mijten here kengen e zaptieve, nuk kemi kohë për te humbur.

Anadollaku në mësallë

Ka ndenjur si një ka
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fryhet me hoshaf;

S`ka kohë të flasë
Hedh sa të pëlcasë:
Llop një bakllava,
Llop një hallva,
Llop një revani,
Llop muhalebi.

Thërret: -Hiç jemedum!
- O burra, bre dudum!
Kërkon një syltjac,
Porosit një kulaç,
Rrëmben një bugaçe,
- Të rrëmbeç një kopaçe!
Të tërë për një darkë,
Të tëra në një barkë!

Kur lodhet sa nginjet,
Pushon e shtrihet
Shtrihet dudumi
Dhe na e zë gjumi.

Nesër kur të zgjohet
E, me "bismil-lah",
Prapë pilaf
E prapë hoshaf.
"Qebap boll-boll
Koxha Anadoll!"

More dudum kokëkungull
Gojëbuall e barkrrumbull
Thuamë, të rëntë pika!
Ç`të duhet ty politika?
Hiq, more dudum dorë, hajde
Të të kllasem në një kade
Plot me mjalt`e me reçel
Ha pi e kurre mos d
el.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://visar.forumsr.com
 
Faik Konica
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
visQeZ :: Bota Shqiptare :: Figura Te Shquara-
Kërce tek: