visQeZ

visQeZ
 
PortaliForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjergj Fishta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
visar
Admin
avatar

Numri i postimeve : 158
Join date : 23/12/2010
Age : 22
Location : visar raqi

MesazhTitulli: Gjergj Fishta   Sat Jan 15, 2011 8:58 pm

Gjergj Fishta
Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohë janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.


I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohë janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.
Gjergj Fishta ishte autor i panjohur nga brezi im dhe nga të tjerët që e kryen shkollën e mesme në Shqipërine komuniste. Për më tepër, kur e pashë tekstin e Lahutës për herë të parë mendova se ishte i vështirë për ta lexuar, për shkak të dialektit.
Ja Vargjet E Fishtës
Gjuha shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të përëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'për gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

Kenga e Marash Ucit

Te një mriz, te një lajthi
Kishin ndodhun tre bari
Dy me dhen e një me dhi
Njeri plak e dy te ri
Marash Uci e t’bijte e Calit
Dy djem t’lehte si shpezet e malit
Marash Uci i Uc Mehmetit
Ane e mbane i kisht’ ra detit
Kishta pa pronat e mbretit
Cak prej Hotit tue zane fill
Der’ku piqet buka n’diell
Pse saqe Marashi i ri
I pat dale mbretit n’ushtri.
Me arme n’dore, me zjarr ne gji,
si qe doke asht n’Shqipni
Burre i forte e trim si ZaNa,
armet i qene ketij baba e nana
Babe tagani e nane breshana,
vella e moter dy pistolet
dy gjarprusha prej Stambollet.
Ky qe lype eshe për vete
En’kushtrim e n’gjyqt bajrakut
E nder pre marre karadakut
E kudo qe i doli prija
Aty iu duk edhe trimeria
Por, si kripit i ra bora
E la kamba , e la dora
Edhe i shkrehi armet besnike
Ato arme qe n’kohë jetike
Pa n’qene ndera e Arberise kreshnike
E na doli bari malit
I shnrijak me t’bijte e Calit
Prore Mashi djelmeve t’Hotit
U kallezonte punet e motit
Punet e motit, punë trimnie
Si shqiptari mbas lirie.
E mbas beses e s’bardhes fe
Bante deken si me le
E u permendte ore e ZaNa
Edhe u thonte shum’ punë t’medhana
për lugat kur zehet hana
E për lufte qe me dragona
Ban kuldhedra n’vise tona
Edhe i njihte ai ma s’mirit
Sa dragoj jane rodit t’njerit
Mbi rane t’hjedhme e n’ure t’vezirit
Prandej e donin gjith’baria
E ndigjojshin fjalet e tia
Si kah pushka ashtu ka ‘urtia
Por çka, Zot, Ka Mashi sot
Qe na asht vra e nuk ban ta?
Athue i ra bsha nder berre
Ja se toket i mbeten djerre
Ja i punoi t’ngratit rreziku
Pa buke n’shpi me e gjetun miku?
Ujku n’berre si ka ra,
pse kur marashi s’u asht nda
nuk kisht mbetun ky pa e pa
m’e pase pa edhe e kishte vra
as s’i mbet ketij n’dere borxhlia
me 'i qind dhen qe ka te shpia
s’len borxhli me 'i vojtun t’birit
edhe miqte ia pret ma s’mirit
si edhe qete qe i ka si buej
s’ia len djerr token kurrkuj
por as vet çka ka s’e di
vec u thote shnrijakeve t’ri
“Pa ndigjoni, o djemte e mi
diku i punë sot m’ka qellue
as nuk kam si rri pa shkue
një here pse me pase për t’peshtue
zogu dore, pasha mue!
Vone e vone ke për ta zane,
fjalë i mocmi si e ka lane
se sa rri as vet s’e di
se je jave, ose një muej
Zoti e di, nuk mund t’a quej
Por n’qofte thane prej Perendie
Mos me shkele un ma n’keto hije
Mos me u zane ma punë trimnie
S’bardhes kohë qe ka perendue
Ah, ju djem, u qofsha true
për ate qe vrane e kthiell!
Me ma majte ju sot një keshille:
“Amanet un jam t’u lane
me ruejt gjane, me k’qurun stan’
armet e mbushme mos me i dhane
me shoke tuej kurr mos m’u zane
mos m’u zane, as mos m’u nga
pse n’dite t’ngushte k’ta u gjinden vlla
si me pushke ashtu me vha
t’huejn me fjalë mos ta poshtoni
buken para, por t’ia shtroni
n’shqiptari si asht zakoni
me i besue mos i besoni?
Edhe n’mend kini një fjalë
Zemres s’fryt me i lanun dale
Fjalet për paje kurr mos me i ndale
Ujit turbull mos me i ra
Mos me dale n’va t’pa va
Me iu ruejte rrases se limueme
Me iu rujte shakes s’terbueme
Me iu ruejte po, grues se leshueme
Vendin tuej, e dashte perore
Me ruejte bese, mos me carte ndore
Ai Cun Mula thote një fjalë
Madhi Zot, ty t’qofshim fale!
Nder dy punë njera do t’dale
A se i shkojme mbretit n’ushtri
A se lufte kem me Mal t’Zi
Oren cult por e ka Hoti
Po u coj fjalet tash kreneve t’vendit
T’dalin sonte n’log t’kuvendit
Aty punet kem me i peshue
Mandej dalte si qofte gjykue.

Lufta e Ballkanit

Franc Jozefi n'divanhane:
"Padishah, pashë jetën tande,
Mos me t'keq me i marrë shqiptarët,
Mos me u lëshue n'qafë pashallarët,
Që me i prishë e kështu me i çartë,
Si tash s'voni ia ke hi
N'atë të mjerën moj Malsi:
Se, mana, këta po i'n do njerz
Që po i more tepër terz:
Me çka m'ndan neshtrasha mue:
S'kanë me u pritë, jo, pa trazue,
Pa t'i qitë do t'çame krejet.
Se ti këta, dije prej mejet,
Fort për hajr, ndoshta, s'i ke,
E ma lirë i shet se i ble:
Se as për hajr, drue, nuk kanë le;
Veç se, besa, sa për sherr
S'ke për t'gjetë kund fisa ma derr,
Ma kryekërcyem e ma bela,
Që 'i grusht gjind e fukara,
Fytafyt këta me u përla
N'daç me krajl e n'daç me mbret,
Si t'u këcejë ai zekthi i vet.
Këta sot lypin lirinë,
Lypin t'lirë me pas Shqipninë,
E krejt m'veti me u sundue,
T'huejt mbas sotit jo m'u shtrue,
Pagë as t'dhjeta me i pague,
E s'kanë faj; pse tash sa mot,
T'thuesh, shqiptarët lëshue i ke pa zot;
E lëshue u ke ti m'qafë xhahilat,
N'krye t'vendit vu u ke katilat,
E as për t'mjerën mos Shqipnni,
Që ndër lufta për ty asht shkri,
Turk e i k'shtenë, po, gja ndërtue
s'ke der' m'sot; veçse rrënue,
Djegë e pjekë edhe shkretnue,
Me iu dhimbtë minit n' murë
E atij gjarpnit për nën gurë.
Prandej vetë kishe me thanë,
Se s'ban keq lirinë me ua dhanë:
Asht ma mirë me i pasun miq
E të lirë, se rob e anmiq;
Pse diçka edhe jam due drashtë,
Se këta 'i ditë kanë me t'u dashtë
Në mos sot, sugure mot:
Diçka ndiej era barot..."
Padishahi n'atë harem:
"Tungjatjeta, or' miku i jem,
Se' mana, mirë je ka thue:
Ashtu m'ndanë puna dhe mue.
Veç asht 'i hall, 'or tungjatjeta
Se n'Shqipni, të thuesh, dy t'treta
Të Halisë janë muamedan;
E prandej kjo punë nuk ban.
Pse edhe as dini nuk e jep,
Për pa pasë një t'madh gazep,
Një zalldan, një farë sikletit,
Me u shkepë turku ylqet t'mbretit
E me u ngrehë ai davlet m'veti.
Me gjith' këta vetimeveti,
Mirë tue u matë e për kadalë,
Do ta baj pleqni këtë fjalë,
Pale 'i herë si mund t'na dalë;
Se me u ngutë s'e kam zanatë."
Se rri mbreti tue u matë,
Tue u matë e tue u shmatë,
N'atë harem ai tue gërhatë:
Si tash s'voni e ka zanatë:
Fjala Carit ka shkue n'vesh;
Edhe, besa, ky hundëlesh,
Një as dy nuk ia ka ba,
Por t'asht ngrehë si katalla,
E u ka bëza shkjeve t'Ballkanit:
Sot a kurr' me i ra Sulltanit!
Sot e kurr' turkut me i ra,
Turk e shkja sot me u përla;
Se përndryshe ju Shqipnia
E për rreth Maqedonia,
Me sa turku ka tërthore
Këtu n'Evropë, kanë me u dalë dore.

Kur qe turku erdh e u thye,
E u tërhoq e u vu me u kthye,
Krejt la n'gjak e keq shëmtue,
N'atë Stambollë për t'u ngujue.
M'shpinë bullgari atëherë iu shtri;
M'pushkë e m'top m'te m'një tue shti,
Der' n' Çatallxhe që ka mbërri,
Prej kah njeri për nën dorë
Lehtë hedh peshën mbrendë n'Stambollë.
Si një lum, që dalë prej amet,
Bjeshkëve bora ortek kah shambet,
E lëshojnë përrojet e malsisë
Depërton gjithkah zallisë:
Kështu atëherë shkjau iu rras Shqipnisë
N'Kaçanik e n'Adriatik,
Veleçik e Salonik,
Tue ndrydhë vendin ndër çapoj:
Vra e pre e lidh n'vargoj,
M'dajak gjinden për dhe shtroj,
Bani plaçkë e trollit dëboj:
Edhe lufta ashtu mbaroi.
Franc Jozefi, kur ka ndie
Se u rras shkjau mbrendë n'atë Shqipni,
Se ç'asht mbushë ai me mëni,
Se edhe fort ç'erdh tue u idhnue
E as s'u mat ma as s'u hutue;
Por çoi n'kambë tetëqind taborre,
Mirë e mprehi atë shpatë mizore,
Mprehi shpatën e mejdanit,
E u çon fjalë shkjeve t'Ballkanit:
"N'krye t'tetë ditëve, tue marrë dielli,
Prej Shqipnisë me dalë ju filli:
A për ndryshe mirë ta dini,
Se, për Zotin, n'shpinë më kini,
E atëherë s'dij se ç'baj mbi ju!"
Rregji i Itales fort asht gëzue.
Franc Jozefit fjalë ka çue:
"Se edhe mue me veti m'ke,
Për t'i rysun këta shkje:
Këta sllav që kanë marrë krye,
Edhe n'shpinë duen me na këcye,
Me na lanë t'dyve pa sy.
Se as e mjera, moj, Shqipni
S'ka kënd mik as kumbari,
Që me hy asaj zot me i dalë
Turrin shkjaut me ia ndalë,
Që, i tërbuem gjithmonë e i egër,
Po do sot m'e ba krejt flegër,
Thue se ai zot asht ba n'Evropë."
Krajli i Inglizit se ç'asht vra;
Za t'gjashtë Krajlave u ka ba:
"Amanet, mos me pritue,
Në London me na u bashkue,
Për me folë, me kuvendue;
Se Ballkani asht tym e njergull,
E po ban, prit, Zot! ndo'i tjegull
Me na ra kresë edhe ne...
Prej Ballkanit hajr nuk ke!


I pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmim nobel, prozator, poet, përkthyes. "Militant i letërsisë shqipe" - cilësuar nga Lasgush Poradeci. "Poet kombëtar i shqitarëve" - Eqerem Çabej.
Më 1913 botoi librin "Mrizi i Zanave" dhe pas 35 vjet punë, më 1937 nxorri "Lahuta e Malcis", një vëllim prej 17 000 vargjesh, që u cilësua si Iliada shqiptare ose Bibla e lëvruesve të shqipes. Ishte kryetar i kongresit të Manastirit dhe propozimi i tij fitoi në unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në tetor 1913 nxjerr revistën "Hylli i drites", ndërsa më 23 tetor 1913 shpalos flamurin kombëtar në kishën e Shkodrës, duke e lidhur atë me drita me xhaminë, për të treguar unitetin mes shqiptarëve. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga populli i Shkodrës, i Beratit, mbreti i Austrisë, nga Greqia dhe Turq
ia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://visar.forumsr.com
 
Gjergj Fishta
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
visQeZ :: Bota Shqiptare :: Figura Te Shquara-
Kërce tek: