visQeZ
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
visQeZ

visQeZ
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kur'ani Kerimi Dhe Ramazani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
visar
Admin
visar


Numri i postimeve : 158
Join date : 23/12/2010
Age : 28
Location : visar raqi

Kur'ani Kerimi Dhe Ramazani Empty
MesazhTitulli: Kur'ani Kerimi Dhe Ramazani   Kur'ani Kerimi Dhe Ramazani I_icon_minitimeSun Jan 16, 2011 3:07 pm

Kur'ani Kerim dhe Ramazani



Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit.

Kur'ani dhe Ramazani kanë një lidhshmëri të ngushtë. Kurani Kerim e do Ramazanin e po ashtu edhe Ramazani e do Kurani Kerimin. Këta të dy pra janë dy shokë të ngushtë e të dashur për njëri-tjetrin. Thotë Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë: ”(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit, që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra).” (El-Bekare: 187)

Kur'ani Kerim ka zbritur nga Leuhi Mahfudhi në qiellin e dynjasë në muajin Ramazan dhe e ka nderuar këtë muaj zbritja e Kurani Kerimit. Gjithashtu, Muhamedi salalllahu alejhi ue selem së bashku me Xhibrilin alejhi selam e mësonin Kurani Kerimin së bashku në këtë muaj, e dëgjonte atë, e studionte, e recitonte, mendonte thellë rreth këshillave të tij, e shijonte njomësinë e tij dhe kërkonte me dëshirë nga margaritarët e çmuar të tij.

Muslimani gjatë muajit Ramazan bën koordinimin ndërmjet agjërimit dhe leximit të Kur'ani Kerimit dhe e gjallëron jetën e tij shpirtërore me Kuranin e Madhëruar, me këtë libër për të cilin Allahu i Madhëruar thotë: "(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad: 29)

"A nuk e studiojnë me vëmendje Kuranin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed: 24)

"A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (Nisa: 82)

Kur'ani gjatë muajit të Ramazanit ka një ushqim mahnitës për shpirtin dhe imanin. Kurani gjatë muajit të Ramazanit na bën që ta kujtojmë zbritjen e tij ato ditë kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem e mësonte me Xhibrilin alejhi selam dhe se si selefi (të parët tanë të mirë) i kushtonin rëndësi aq të madhe leximit, mësimit dhe studimit të Kur'anit.

Transmetohet në hadithe të vërteta nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se ka thënë mbi vlerën e leximit të Kuranit: "Lexojeni Kuranin, se ai do të vijë ndërmjetësues në Ditën e Kiametit për ithtarët e tij.” (Transmeton Muslimi)

Ibën Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush lexon Kuran, për çdo germë i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se elif lam mim është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë.” (Termidhiu)

Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Më i miri prej jush është ai cili e mëson Kur'anin dhe ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)

"Lexoni “zehravejn” (suret El-Bekare dhe Ali Imran), ngase këto dyja do të vijnë Ditën e Kiametit sikurse dy re apo si dy grumbuj zogjsh të rreshtuar duke i bërë hije pronarit të tyre Ditën e Kiametit.”

“Ai që lexon Kur'an me përpikëri është me melaiket e ndershëm. Ai që lexon duke i ardhur vështirë, e ka shpërblimin e dyfishuar.” (Buhariu dhe Muslimi)

Selefët (të parët tanë të mirë), kur vinte Ramazani, i hapnin mus'hafët dhe i kushtoheshin vetëm leximit të Kur'anit, me endje.

Imam Maliku gjatë muajit të Ramazanit nuk angazhohej me diçka tjetër, vetëm me leximin e Kurani Kerimit dhe e ndërpriste mësimin e njerëzve në xhami dhe dhënien e fetveve, duke thënë se ky është muaji i Kurani Kerimit.

Shtëpitë e selefit gjatë muajit të Ramazanit gumëzhinin si shushurima e bletëve, shndritnin nga Kur'ani dhe mbusheshin me kënaqësi shpirtërore nga leximi i Kur'anit dhe e lexonin atë me texhvid (lexim me të gjitha rregullat, lexim të drejtë e të plotë), ndalonin në çudirat e tij, qanin nga këshillat e tij e gëzoheshin nga përgëzimet e tij, frikësoheshin nga kërcënimet e Tij dhe vepronin sipas urdhrave të tij dhe ndaleshin në kufijtë e tij.

Transmetohet në hadith të vërtetë se Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i ka lexuar Muhamedit salallahu alejhi ue selem fillimin e sures Nisa e kur mbërriti në ajetin: ”Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?" (Nisa: 41), Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha mjaft. Thotë Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të: "E shikova dhe sytë e tij po rridhnin lot.” (Shënon: Buhariu dhe Muslimi)

Në transmetimin e vërtetuar se Muhamedi salallahu alejhi ue selem e kishte dëgjuar Ebu Musa El-Eshariun, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke lexuar Kuran e pastaj i tha: "Sikur të më kishe parë mua duke të dëgjuar këndimin tënd të Kuranit. Ty të është dhënë një melodi e mirë e këndimit nga meloditë e Daudit alejhi selam.” Ebu Musa i tha: "Sikur ta dija unë se ti je duke më dëgjuar, do të këndoja edhe më mirë o i Dërguar i Allahut.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e kishte zakon që kur takohej me sahabët, i thoshte Ebu Musa El-Eshariut: "Na përkujto Zotin tonë", e ai fillonte të këndonte Kuranin me zërin e tij të mirë, kurse ata (sahabët) qanin. Në kohën e sotme është lënë pas dore leximi, mësimi, studimi dhe dëgjimi i Kuranit, edukimi i gjeneratave tani bëhet i shtrembër. Natyrshmëria është devijuar dhe të kuptuarit është i dobët.

Kur filluan që Kuranin ta zëvendësojnë me diçka tjetër, filloi korruptimi, çoroditja, të keqkuptohen gjërat dhe të dobësohen ambiciet.
Qëllimi kryesor i Kuranit është që njerëzit t'i udhëzojë në rrugën e drejtë të Allahut të Lartësuar.
Kurani Kerimi është dritë, shërim për zemrat, dituri, kulturë, argument i qartë.
Kurani Kerimi është jetë dhe shpëtim, shkëlqim për shpirtrat, shpërblim dhe forcim.
Kurani është mësim hyjnor, ligj i Allahut, urtësi e përjetshme.
A ka mundësi që ne të jetojmë me Kuranin Kerimin në Ramazan, por edhe pas Ramazanit? A thua mund ta kuptojmë madhërinë e këtij libri, që ta mbushim jetën tonë plot kënaqësi me Kuran Kerim dhe që rrugën tonë në errësirë ta ndriçojmë me Kurani Kerimin, që të shkëlqejmë me të?
Allahu na e bëftë të mundur t'i realizojmë të gjitha këto!

Hevzi Kadriu
klubikulturor.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://visar.serbianforum.info
 
Kur'ani Kerimi Dhe Ramazani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
visQeZ :: Tema Shoqerore :: Besimet Fetare-
Kërce tek: