visQeZ

visQeZ
 
PortaliForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Qka E mohon Islamin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
visar
Admin
avatar

Numri i postimeve : 158
Join date : 23/12/2010
Age : 22
Location : visar raqi

MesazhTitulli: Qka E mohon Islamin   Sun Jan 16, 2011 3:25 pm

Çka e mohon ISLAMIN?

Akuzimi i legjislaturës islame për mospërshtatje me kohën, për prapambeturi dhe shpallja e tij si të papërshtatshëm për të shkuar me hapat e shoqëris moderne, është diçka që ka ngjarë mu atëherë kur bota islame ia hapi dyert kolonializimit botëror, kur muslimanët harruan Allahun dhe pastaj edhe Allahu i harroi ata.


Çka e mohon ISLAMIN?



Dijetarët i cekin dhjetë gjëra të rëndësishme të cilat e mohojnë Islamin. Ato janë:

1. Përshkruarja shok Allahut në adhurim. Allahu i Lartësuar thotë:

“Është e vërtetë se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, e përveç këtij (mëkati), të tjerat i fal atij që dëshiron...” (En-Nisa, 116)

2. Kush merr ndërmjetësues ndërmjet tij dhe Allahut, i drejtohet atij me dua dhe i lutet për ndërmjetësim (shefa’at), ai ka bërë mosbesim.

3. Kush nuk i konsideron politeistët si mosbesimtarë, dyshon në mosbesimin e tyre ose mendon që janë në rrugë të drejtë, ai ka bërë mosbesim.

4. Kush mendon se ekziston rrugë më e drejtë dhe më e tërësishme (huda) se sa rruga e të Dërguarit, dhe që gjyqi i dikujt tjetër është më i drejtë se i tij, siç janë ata që më tepër e duan gjyqin e tagutit se gjyqin e tij, me siguri që është mosbesimtar.

5. Kush urren diçka që ka sjellë i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi ue selem, madje nëse edhe e zbaton atë, ai është mosbesimtar.

Argument për këtë janë Fjalët e të Lartësuarit:

“Këtë për shkak se ata e urryen atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.” (Muhammed, 9)

6. Kush përqesh çkadoqoftë nga feja e Allahut (shpërblimin apo dënimin), ai është mosbesimtar. Argument për këtë janë Fjalët e të Lartësuarit:

“...Thuaj: A me Allahun, Librin dhe të Dërguarin e Tij talleni? Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar...” (Et-Teube, 65-66)

7. Kush merret me sihër (magji), mëson tjetërkënd për të ose shikon me dashamirësi në të, ai është mosbesimtar. Argument për këtë janë Fjalët e të Lartësuarit:

“...E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bë i pafe!” (El-Bekare, 102)

8. Përkrahja dhe të ndihmuarit e politeistëve kundër muslimanëve. Argument për këtë janë Fjalët e të Lartësuarit:

“...E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”. (El-Maide, 51)

9. Kush beson që disa nga njerëzit nuk janë të obliguar t’i nënshtrohen të Dërguarit të Allahut, sal’allahu alejhi ue selem dhe ta pasojnë atë dhe që mund të dalin nga kornizat e sheriatit të tij, sikurse Hidri që ka dalë nga sheriati i Musait alejhi selam, ai është mosbesimtar.

10. Kush zbrapset nga feja e Allahut, i shmanget studimit të saj dhe kush nuk e praktikon atë, është mosbesimtar. Argument për këtë janë Fjalët e Allahut të Lartësuar:

“E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj ua kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve”. (Es-Sexhde, 22)

Në të gjitha këto gjëra nuk ka dallim se a janë duke e bërë me shaka, me seriozitet apo me frikë. I vetmi përjashtim është detyrimi. Duke qenë se të gjitha këto gjëra të paraqitura janë skajshmërisht të rrezikshme dhe të dëmshme, e shumica prej tyre mund të ndodhin shumë lehtë, muslimani është i obliguar që të ruhet dhe kujdeset prej tyre.

Derisa jemi duke biseduar ende mbi këto gjëra, do të ishte mirë, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme dhe rreziku mbi muslimanët, t’i nënvizojmë dy nga ato, për ta bërë edhe më të qartë përse këmbëngulin aq shumë mbi këtë çështje dhe në ç’bazë duhet gjykuar (sunduar), si dhe lidhjen e saj me këtë temë që jemi duke shtjelluar.

-E PARA-

Kush beson se ekziston rrugë më e drejtë dhe më e tërësishme sesa ajo e të Dërguarit, sal’allahu alejhi ue selem, ose që gjykimi i ndonjë tjetri është më i rregullt se gjykimi i tij, siç janë ata të cilët më tepër e duan gjyqin e tagutit, e jo gjyqin e tij, me siguri është mosbesimtar.

Largimi i ligjit të Allahut (sheriatit) nga rrjedha e jetës dhe vendosja e ligjeve laike, njerëzore, të ligjeve jo të tërësishëm dhe të gabuar, është dukuri e llojit të vet të dezertimit më të ri nga feja, i cili është shfaqur në shekullin e fundit të jetës së muslimanëve. Shoqëria islame, para kësaj, ka jetuar shekuj me radhë nën hijen e ligjit të Allahut (sheriatit). Me ligjin e Allahut kanë udhëhequr që të gjithë, si individë dhe si bashkësi, sundues dhe qytetarë. Nuk do të themi që nuk ka pasur devijime të vogla apo të mëdha në raste të veçanta, por sistemi i tërësishëm jetësor në bazë të sheriatit nuk është sjellur kurrë në pyetje. Lufta kundër mosbesimtarëve ishte në rritje e sipër dhe çdo herë merrte hov.

Kur’ani i Shenjtë dhe praktika shembullore dhe e pastër e të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi ue selem janë përplot me tekste të padyshimta dhe të qarta që flasin mbi çështjet e pushtetit dhe burimeve të ligjeve të tij. Këto janë pjesë përbërëse e të besuarit islam, i cili si i atillë i takon çështjeve më të rëndësishme të fesë.

Allahu i Lartësuar thotë:

“...E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë mohues”. (El-Maide, 44)

“...E kush nuk vendos sipas asaj që e zbriti Allahu, ata janë mizorë”. (El-Maide, 45)

“...E kush nuk gjykon sipas asaj që Allahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit”. (El-Maide, 47)

“A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?” (El-Maide, 50)

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (En-Nisa, 65)

“A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?” (Esh-Shura, 21)

“Ata (hipokritët) thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj, një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë. E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt. A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vetë janë zullumqarë. Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.” (En-Nur, 47-51)

“Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai.” (En-Nisa, 115)

Allahu i Lartësuar, mandej, e zbulon josinqeritetin e të besuarit të atyre të cilët pohojnë që besojnë por dëshirojnë të gjykojnë sipas tagutit, dhe thotë:

“A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë taguti (shejtani), e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi. Kur u thuhet atyre: “Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!” i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.” (En-Nisa, 60-61)

Shiko se si një dijetar në vargje ka përshkruar atë që, i verbëruar me errësirën e paditurisë, e zëvendëson ligjin e Allahut me atë të njeriut:

“I tilli i ngjason atij i cili ankohet,

Se është duke i penguar aroma e mozhuzit dhe e trëndafilit,

Prandaj me kënaqësi jeton në kundërmimin e fekaleve”.

I Lartësuari thotë:

“S’ka dyshim se ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit”. (El-Muxhadele, 20)

Në dukurinë më të rëndë të kundërshtimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal’allahu alejhi ue selem hyn edhe kthyerja e shpinës ligjit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi ue selem.

Poshtërimi që e përjetojnë sot muslimanët e mbarë botës nuk është asgjë tjetër pos rezultat i natyrshëm i mospërfilljes së ligjit të Allahut. Edhe pse sot janë numerikisht më tepër se kurdoherë tjetër, ata janë vetëm si lymi (shkuma) të cilën e bart rrebeshi, sepse kanë lejuar që me të shenjtat e tyre të udhëheqin popujt e tjerë të cilët deri dje ishin asgjë dhe askush. Mbi të është realizuar profetizmi i të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi ue selem, kur ka thënë:

“Do të vijë koha kur mbi ju do të vërsulen popujt e tjerë si fëmijët e urritur mbi kalanicën për ushqim”. Dikush pat pyetur: “A për atë që atëherë do të jemi numerikisht të pakët?” – “ Jo.” – ishte përgjigjur, - përkundrazi, atëherë do të jeni numerikisht shumë, por do të jeni sikur shkuma (lymi) të cilën e bart uji. Allahu, armikut tuaj do t’ia largojë frikën nga ju, ndërsa në zemrat tuaja do të fusë dobësi (el-vehn)”. Dikush pat pyetur: “I Dërguari i Allahut, e çka është ajo dobësi (el-vehn)?” – “Dashuria ndaj dunjasë dhe urrejtja ndaj vdekjes” – ishte përgjigjur.

Përgjegjësi të madhe për mësimin e këtillë të gabuar të Islamit, në jetën e tanishme të muslimanëve, e bartin ata të cilët nën petkun e të ashtuquajturve ulema lejojnë që ligjet e Allahut të zëvendësohen me ligjet e njerëzve. Ata me siguri do ta bartin barrën personale dhe të atyre që i dërguan në mashtrim, dhe do të përgjigjen në Ditën e Gjykimit. Islami me të tillët nuk ka asgjë. Allahu i mëshiroftë ulematë e ndershëm, pasuesit të traditës së shëndoshë, të cilët vigjëlonin dhe vigjëlojnë në mbrojtjen e Islamit, duke e ruajtur pastërtinë e mësimit të tij nga çfarëdo përzierje, pa marrë parasysh se prej nga vjen.

Duke i komentuar Fjalët e të Lartësuarit:

“A thua mos kërkojnë gjykimin e xhahilijjetit-injorancës...” (El-Maide, 50) dhe duke folur mbi fatkeqësinë që goditi botën islame gjatë kohës së invadimit (pushtimit) tatar, Imam Hafidh ibn Kethir në tefsirin e vet thotë:

“Në ajetin e cekur, Allahu i Lartësuar akuzon secilin që e braktis veprimin sipas ligjit gjithpërfshirës së Tij dhe ligjit përfundimtar, i cili urdhëron çdo të mirë dhe zbraps nga e keqja, dhe, në vend që të gjykojë sipas tij, anon kah mendimi i njerëzve dhe ligjeve të tyre, të cilët i kanë vendosur ata, pa kurrfarë mbështetje në ligjin e Allahut (sheriatin).

Kështu, arabët paraislamikë gjykonin në bazë të zakoneve dhe ligjeve të shkruara të themeluara mbi gjykimin personal, kërkesat dhe paditurinë. Kështu gjykonin edhe tatarët, në bazë të rregullave despotike të marra nga sunduesi i tyre Xhingis Kani. Ai e kishte përpiluar librin e ligjeve, të njohur me emrin “El-Jasik”, përmbledhjen e veçantë të ligjeve të marra nga religjione të ndryhme – Jehudizmi, Krishterizmi dhe pjesërisht nga Islami. Përveç kësaj aty kishte dispozita që nuk bazohen mbi asnjë religjion, por në bazë të mendimit të tij personal. Kjo përmbledhje ligjesh, në kohën e sundimit të pasuesve të tij, u bë burim kryesor i dispozitave sipas të cilave sundohej dhe gjykohej. Kurse Libri i Allahut – Kur’ani dhe Sunneti i të Dërguarijt të Tij sal’allahu alejhi ue selem, ishin lënë mënjanë.

Ata të cilët veprojnë kështu janë mosbesimtarë kundër të cilëve duhet luftuar derisa përsëri nuk kthehen në kornizat e Ligjit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit të Tij dhe derisa të fillojnë të gjykojnë sipas tyre.”

Shejh Muhammed ibn Ibrahim Ali Esh-Shejh, Allahu e mëshiroftë, i paraqet rastete që konsiderohen mosbesim dhe, të cilat, nëse zbatohen, (sunduesin) gjykatësin e nxjerrin nga feja. Këto janë:

1. Nëse sunduesi (gjykatësi) në shqiptimin e dënimit i jep përparësi ndonjë ligji që nuk e ka shpallur Allahu duke injoruar ligjin e Tij dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi ue selem. Në këtë kuptim transmetohet mendimi i Ibn Abbasit dhe Ibn Xheririt. Dijetarët pajtohen njëzëri që, nga pikëpamja e sheriatit, mohimi i asaj që Allahu ka shpallur është kufër. Ata pajtohen se ai i cili e anulon cilindo kusht të fesë, apo degë rreth së cilës nuk ka kurrfarë mospajtimi në mes të ulemasë, apo e mohon domethënien, madje edhe vetëm të një shkronjë nga ajo që ka sjellë i Dërguari i Allahut sal’allahu alejhi ue selem, është mosbesimtar dhe dezerton nga feja.

2. Nëse, duke gjykuar sipas asaj që nuk e ka shpallur Allahu, gjykatësi nuk mohon që gjyqi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij është i drejtë, por beson që gjatë kalimit të kohës dhe zhvillimit të mendimit njerëzor, në kushte të ndryshueshme, njerëzve u është shfaqur nevoja për ligj më të mirë dhe më të përsosur nga ai i tyre, edhe kjo pa kurrfarrë dyshimi është mosbesim, sepse ligjeve njerëzore, që janë fryt i krijesave të gabuara dhe mendimit jo të shëndoshë, i jepet përparësi mbi ligjin e të Urtit dhe të Gjithdijshmit. Nuk ka asnjë problem, çfarëdo qoftë ai, e që mbi të nuk mund të gjykohet në bazë të Kur’anit dhe Sunnetit të të Dërguarit të Allahut sal’allahu alejhi ue selem, mbi bazë të një teksti të qartë apo nxirret vendim në bazë të domethënies së tij. Atë e di ai që Kur’anin dhe Sunnetin e njeh mirë e jo të paditurit (xhahilët).

3. Të besuarit që ligjet e tjera nuk janë më të mirë sesa Kur’ani dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut, por që janë të barabarta me to, ashtu si dhe dy llojet e mëparshme, i përket mosbesimit, sepse me atë barazohet krijesa me Krijuesin.

4. Në kategori të njëjtë bën pjesë edhe ai i cili mendon se mund të gjykohet edhe sipas asaj që është në kundërshtim me ligjin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

5. Kategoria më e rëndë dhe forma më e dukshme e kundërshtimit të dispozitave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij është vendosja e legjislacionit laik, i cili themelohet mbi ligje të vendosura nga ana e njeriut, siç janë ligji francez, anglez, amerikan dhe ligje të tjera të mosbesimtarëve. Vallë a ka mosbesim më të madh se ky?! Vallë a ka formë më të rëndë të kundërshtimit ndaj të besuarit që nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe që Muhammedi është i Dërguari i Allahut?!

6. Gjykimi sipas zakoneve dhe shprehive beduinase, me të cilat shërbehen shumë udhëheqës të fiseve, të cilat kanë trashëguar nga të parët e vet, nëse janë në kundërshtim me ligjet e Allahut, i takon këtij lloji të mosbesimit.

Sa i përket llojit tjetër të mosbesimit, i cili nuk nxjerr domosdo nga Islami, për të Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë që është i vogël dhe jo i madh, kurse në rastin tjetër: “Ky nuk është ai mosbesim mbi të cilin mendoniju”. Në lloj të tillë të mosbesimit do të merrte pjesë, të themi, kur dëshira dhe ekstravaganca dikë e shtyjnë që mbi ndonjë çështje të gjykojë sipas diçkaje tjetër, e jo sipas asaj që ka shpallur Allahu, duke besuar që gjyqi i të Dërguarit të Allahut megjithatë është më i drejtë, duke pohuar se ka gabuar që nuk ka vepruar si duhet. Ky lloj i mosbesimit, edhe pse nuk nxjerr nga Islami, paraqet mëkat të madh; më të rëndë se mëkati i zinasë (prostitucionit), pirjes së alkoholit, vjedhjes etj, sepse këtë lloj të mëkatit Allahu në Librin e Vet e ka quajtur mosbesim (kufër), ndërsa zinanë...jo.”

Ajo që na shtyn që mbi problemin e gjykimit, përkrah të tjerave, të flasim kaq gjerësisht është ajo se kjo çështje është jashtëzakonisht serioze dhe me pasoja të paparashikuara. Sundimi në bazë të ligjit të cilin nuk e ka shpallur Allahu dhe lejimi i asaj që Ai e ka ndaluar është në kundërshtim direkt me të besuarit që nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, ndaj të Cilit në zemër kultivohet dëgjueshmëria dhe frikërespekti, dhe me të besuarit që Muhammedi është i Dërguari i Allahut, ndaj të cilit duhet të shprehet respekti i merituar dhe nënshtrimi në të gjitha që ai urdhëron dhe ndalon. Sikur këtë kuptim të kelimei-shehadetit njerëzit ta kishin kuptuar si duhet, në tërë rruzullin tokësor nuk do të kishte vend për asnjë tiran e as për ligjet me të cilat vendoset mosbesimi dhe shkelet sheriati i Allahut.

-E DYTA-

Përveç kësaj, edhe për një gjë e cila e mohon Islamin duhet pasur kujdes të veçantë. Gjithsesi, ka të bëjë mbi miqësinë me mosbesimtarët, përkrahjen e tyre dhe të ndihmuarit kundër muslimanëve, sepse kush e bën këtë, është mosbesimtar si ata. Argument për këtë janë Fjalët e të Lartësuarit:

“...E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre...” (El-Maide, 51)

Kjo është një nga format më të shprehura të cënimit të rregullave islame në kohën tonë. Kjo është karakteristikë për shumicën e muslimanëve të sotëm në mbarë botën, të cilëve nga Islami u ka mbetur vetëm ajo që mbajnë emra muslimanë. Kemi përjetuar kohë të tilla në të cilat muslimanit të sotëm i vjen turp që mosbesimtarin ta quajë mosbesimtar. Dhe jo vetëm kaq, shumica e muslimanëve të sotëm armiqtë e Allahut i vështrojnë me admirim dhe frikërespekt. Për ata, muslimanët e kompleksuar dhe mosbesimtarët janë bërë shembull dhe ëndër e parealizuar. Me qëllim që të bëhen si ata, i shikojnë me admirim, me respekt dhe me dëshirë. Në mesin e muslimanëve sot ka të atillë që do të shkonin pas armiqve të Allahut edhe sikur ata të futeshin në vrimën e miut.

Imitimi i jomuslimanëve filloi të marrë forma nga më të ndryshmet; nga të shprehurit e simpatisë, marrja e normave dhe ligjeve të mosbesimtarëve, deri te zbulimi i fshehtësive më të imta në jetën e muslimanëve. Prandaj njohja e esencës se nga çka përbëhet kjo fe dhe çka e prish atë është aq esenciale, sepse pikërisht kjo e bën muslimanin të vetëdijshëm dhe mendjehollë kur është në pyetje dashuria ndaj të mirës dhe urrejtja ndaj të keqes, si pjesë përbërëse e të besuarit, sipas vlerësimeve të drejta të sheriatit, e jo sipas vlerësimit të kërkesave të njeriut. Pra, dashuria dhe përkrahja duhet të kultivohen ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, kurse ndalimi i tyre ndaj secilit që e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij me mohimin dhe gjykimin e çdo të keqeje që ata ëndërrojnë kundër tyre dhe ligjit të tyre.
_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://visar.forumsr.com
 
Qka E mohon Islamin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
visQeZ :: Tema Shoqerore :: Besimet Fetare-
Kërce tek: